Të gjithëve ju kujtohet HOT RIGHT NOW!!!
Pikërisht kjo këngë ia ndryshoi jetën Rita Orës dhe këtë e ka thënë edhe vet këngëtarja.
Ajo hyri në Instagram për ta postuar një fotografi dhe video të shkëputur nga klipi, 7 vjet pas publikimit.
“7 VJET! Gëzuar ditëlindjen Hot Right Now. Kjo këngë ma ndryshoi jetën time dhe unë jam aq mirënjohëse për fansat e mi që ishin me mua që nga fillimi. Ju dua të gjithëve, mirënjohëse për ju dhe për të jetuar ëndrrën time çdo ditë. Shihemi në turne”, ka shkruar Rita.
Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente./Prive.al