Ka tash e një kohë që shihen bashkë.
Paraqitja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës në Ulqin para disa javëve bëri që mediat të aludojnë mbi një lidhje të mundshme.
Sidoqoftë, si e ftuar në emisionin Prive (KLIKO KËTU PËR INTERVISTËN)PRI këngëtarja shumë e dashur Mimoza Shkodra mohoi lidhjen duke thënë që koha e kaluar së bashku në Ulqin dhe fotot e postuara nëpër rrjete sociale janë mes të dy kolegëve.
Por, mes Seldit dhe Mimozës pushimet e përbashkëta duken të mos kenë përfunduar në dëstinacionin e Adriatikut.
Prive.al ka siguruar një fotografi të shkrepur ditën e djeshme në Sarandë ku dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit teksa shijojnë perëndimin e diellit.
Një takim i tillë nuk është dokumentuar kësaj rradhe me foto, mbase për të mos shkaktuar bujë nëpër portale si në rastin e Ulqinit. E rëndësishme është që të shijojnë këtë kohë bashkë! /Prive.al/