Noizy kërkon ndihmën tuaj! (VIDEO)

By

Momentalisht ndodhet në vlugun e koncerteve gjithandej ku flitet shqip, menaxhon bizneset ekzistuese dhe sapo ka hapur linjën e veshjeve me motive patriotike.

Por kjo në asnjë mënyrë nuk ka nënkuptuar largim nga muzika për reperin Rigels Rajku.

Ai tashmë ka përfunduar një varg projektesh të reja.

Një prej tyre, ai e ka ndarë në rrjetin social Instagram në një insert të shkurtër prej disa sekondave.

Kënga është në anglisht dhe titullohet ‘Precious’.

Në pyetjen e Noizyt se a do duhet të publikohet kjo këngë, shumica dërmuese e komenteve kanë qenë pozitive dhe si rrjedhojë, mbase reperi duhet ta shqyrtojë këtë mundësi shumë shpejt.

Kujtojmë se secili prej projekteve të fundit muzikore ka qenë sukses më vetë për reperin nga Durrësi i cili po njeh vetëm ngjitje të mëtejme në karrierë. /Prive.al/

So Precious ?‍♂️ produced by @rvssian Yes Or No ?

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Artikuj të ngjashëm