Komenti i Gold AG në foton e Encës është thjesht EPIK!

By

Fotot e nxehta nga Enca nuk përbëjnë tashmë ndonjë risi në vete.

Me theks të veçantë në stinën e verës, fotot e nxehta nga këngëtarja nuk mungojnë duke lënë pa koment ndjekësit e shumtë me ekspozimin e ‘aseteve’.

Megjithatë, duket se një koleg i saj kur sheh imazhe të tilla jo vetëm që ka një koment, por madje edhe epik!

Është Gold AG ai i cili në imazhin e fundit me gjoksin në plan të parë i ka lënë Encës një koment.

‘Enca Sokoli’ – shprehet ai në foton e shpërndarë të këngëtares së hitit ‘Ciao’ me gjasë duke dashur që të tërheq paralele mes këngëtares dhe luftëtarit shqiptar Mic Sokoli i cili i doli topit me gjoks për ta ndaluar.

Nuk mund të thuhet se Enca ka aftësinë e njëjtë në këtë çështje megjithatë, edhe ndikimi i saj me imazhet e tilla nuk është për t’u neglizhuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm