Konfirmohet: Super bashkëpunim nga Dani dhe Leonora po vjen!

By

Si i ftuar në emisionin Prive të Shtunën e kaluar, këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani, krahas bashkëpunimit me Bleron në ‘154’ konfirmoi edhe një tjetër projekt me një këngëtare shumë të njohur.

Ndonëse nuk deshi të zbulojë shumë aktualisht, tashmë është kuptuar se me kë do t’i bashkojë forcat këngëtari i mirënjohur.

Leonora Jakupi është emri i përzgjedhur për këngën e cila po përgatitet nga RedBox Entertainment, që edhe ka zyrtarizuar lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

Kënga pritet të publikohet brenda pak javësh teksa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshen i shohim bashkë.

Në edicionin festiv të emisionit NIN në Klan Kosova vitin e kaluar, Leonora dhe Dani kishin performuar bashkë disa prej këngëve të pavdekshme shqipe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm