Përveq se u bë këngëtar ai edhe po i përkushtohet këtij titulli. Muzikanti i mirënjohur Robert Berisha i cili kohën e fundit ka marë epitet të ri po del të jetë mjaftproduktiv.
Ende pa u bërë një vit nga debutimi i tij në skenë si këngëtar ai nxori në treg tre projekte muzikore duke përfshi edhe coverin e fundit “Për ty”.
E këngëtari Berisha momentalisht është duke punuar në një baladë e cila do të publikohet diku në mes të këtij muaji.
Kënga e re është punuar nga vetë Roberti, vargjet janë thurur nga Fatmir Muja, orkestrimi nga Darko Dimitrov derisa videoklipi është filmuar nga produksioni “Imagine”.