Prime i fundit arriti klikime rekord, sonte ju pret një super spektakël

By

Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Info Magazine”, ka shpalosur pak nga ngjarjet që priten të sqarohen gjatë natës së sotme ‘Prime’.

Vëmendje e veçantë sipas Nimanit, do t’i kushtohet debatit të ashpër Vesa-Edona, që ishte një nga lajmet më të bujshme gjatë ditës së sotme.

“Temë diskutimi pritet të jetë edhe debati në mes të Edonës dhe Vesës, i cili ka bërë xhiron e rrjetit në të gjitha platformat sociale. Do ta kuptojmë edhe si është ambientuar Domeniku në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’”, ka thënë Nimani.

Po ashtu, edhe sonte pritet të ketë shikueshmëri gjigante, nisur nga shifrat e nxjerra nga spektakli i fundit ‘Prime’.

“Në 24 orëshin e asaj nate, thënë më saktë, nga ora 21:00 e të premtes, deri në orën 21:00 të së shtunës, duke i marrë llogaritë nga të gjitha platformat sociale, përfshirë, kanalet e YouTube, TikTok e Instagram kemi arritur një rekord shikueshmërie me 21.2 milionë klikimesh”, ka shtuar Nimani pos tjerash.

Spektakli ‘Prime’ do të mbahet sonte duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Artikuj të ngjashëm