Muajin dhjetor të këtij viti prezantuesi i njohur shqiptar, Ledion Liço do t’a mbajë mend gjatë, e kjo për vetëm një arsye, ai pikërisht tani fitoi epitetin e të qenurit prind.
Lumturia që përjetoi Ledioni po vazhdon të vërehet edhe tashmë kur kanë kaluar më tepër se një javë nga ajo ditë.
Prezantuesi zgjodhi profilin e tij në Instagram për të falëmnderuar stafin e spitalit ku e kreu lindjen e dashura e tij njëherit duke i paralajmëruar që të jenë në gatishmëri pasi do të kenë përsëri punë me të.
Sipas të gjitha gjasave, kjo është një shenjë që 20 vjeçarja dhe 30 vjeçari nuk planifikojnë të ‘ndalen’ vetëm me Londonin por në ‘rradhë’ janë së shpejti edhe zgjerime të tjera të familjes.
Se kur do të ndodhë një gjë e tillë, mbetet të dëshmohet nga koha. /Prive.al/