Dhurata luksoze e Lumit për djalin me rastin e ditëlindjes

By

Blini djali i reperit Lumi B festoi së fundmi ditëlindjen e katërt.

Që në mëngjes nuk mungoi as urimi nga babai por festa dhe befasitë ishin rezervuar për më vonë.

Në orët e pasdites ishte rezervuar festa e organizuar për ditëlindjen e tij në prani të miqëve ku nuk munguan as dhurata.

E një fotografi e postuar nga Lumi B, ka zbuluar dhuratën e ditëlindjes, veturën e re të Blinit të modeluar për fëmijë e që me siguri është një makinë që e ëndërrojnë shumica e moshtarëve të vogëlushit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm