Redon Makashi në prag të martesës? Këngëtari i përgjigjet pyetjes se “kur do martohet”

By

Redon Makashi është njëri ndër beqarët më të famshëm shqiptarë. Nga karriera e tij profesionale kemi dëgjuar boll, por jetën personale e ka të pakomentuar.

Makashi është i pamartuar ndërsa ndonjë të dashur nuk i njohim dhe sa i përket aspektit personal, ai nuk është shprehur ndonjëherë publikisht.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, ku ka folur për koncertin “tre musketjerët”, të cilin ka vendosur ta mbajë me 14 prill edhe në Prishtinë dhe përderisa fliste për punën, nuk munguan as pyetjet për jetën e tij personale dhe meraku i të gjithëve këtë kohë është se kur do të martohet këngëtari.

“Nuk e di ka kohë, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, ka thënë Makashi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm