Stresi me akt heroik: Shpëton foshnjen 11 muajshe

By

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur sot pasdite në një pallat në Tiranë pranë zonës së Medresesë. Një fëmijë vetëm 11 muajsh ka rrezikuar seriozisht jetën si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin e tij në katin e tretë të një pallati.

Në pritje të zjarrfikësve dhe në mungesë të kohës, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndërmori një veprim të rrezikshëm duke u përpjekur të shpëtojë fëmijën nëpërmjet katit të katërt.

Ai ia doli me sukses ta shpëtonte dhe në sfond dallohen edhe duartrokitjet e dëshmitarëve. . Sipas dëshmitarëve, Stresi u fut nga kati i katërt në të tretin për ta shpëtuar foshnjen që ishte e vetme në shtëpi raporton JetaOshQef.al

Më pas, Stresi ka konfirmuar lajmin në Facebook duke e quajtur veten si Robin Hoodi që tashmë është rikthyer, kur në fakt vetëm pak orë e ndajnë nga rikthimi në karrierë me projektin ‘E boj temën’.

Videon e intervenimit të postuar nga mediat në Shqipëri mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm