2TON fton fansat që të bëhen pjesë e videoklipit të tij

By

Para pak ditësh, këngëtari 2Ton paralajmëroi se po përgatit një projekt të ri.

Sipas postimit në llogarinë e tij në Instagram, kënga quhet “T’fala” dhe do të publikohet së shpejti.

Kurse postimet e tij të fundit, kanë të bëjnë me videoklipin e tij.

Ai u kërkon fansave që të këndojnë pjesën e tyre të preferuar të këngës dhe t’ia dërgojnë atij.

Kështu artisti do krijojë një videoklip më fansat dhe ndjekësit e tij dhe shumë shpejt do ta lansojë në Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm