2po2 dhe Vig Poppa zbulojnë orarin e publikimit të ‘A je single’

By

Siç edhe është paralajmëruaj tash e disa javë bashkëpunimi mes 2po2 dhe Vig Poppas tashmë do të jetë i gatshëm për publikim.

‘A je single’ mban titullin projekti i dyshes i cili njëherit e përmbyllë sagën e projekteve të albumit “2020” të reperit 2po2.

Albumi tashmë është lansuar i plotë në të gjitha platformat përfshirë edhe Youtuben e cila ditën e nesërme do të mirpresë vetëm edhe projektin në fjalë.

Një sukses i padiskutueshëm ky nga ana e reperit i cili arrinë që 14 nga 15 projekte që ka gjithësejt albumi t’i sjellë me videoklip një gjë e pa arritur deri më sot nga një artist shqiptar.

Projekti i ri do të mbajë vulën e B.O beatz në instrumental teksa është miksuar nga Mixey.

Për videoklipin në fjalë reperi ka menduar të bashkëpunojë me Max Production me të cilët kishte të punuara edhe disa nga projektet e këtij albumi.

Ora 19:00 e ditës së nesërme do të jetë momenti final i një pune kolosale të bërë prej Besnikut përgjatë gjithë vitit që lamë pas. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm