Edoni thotë se është “unik”, shprehet i bindur se do ta fitojë BBVK-në

By

Banorët kanë nisur t’i shijojnë ditët e para në shtëpinë më të përfolur të momentit, atë të Big Brother VIP Kosova, ndërsa dalëngadalë ata edhe kanë nisur t’i shpalosin historitë dhe mendimet e tyre mbi veten, e jetën.

Njëjtë po vepron edhe Edoni, i cili kur nga Lugati është pyetur se – “Pse e meriton fitoren?”, ai i është përgjigjur duke e konsideruar veten si “unik”.

Tutje, ai ka shtuar se në jetën e tij nuk ka humbur kurrë dhe pikërisht këtu i kishte ardhur inspirimi për ta quajtur veten “Victoria Owns” që në shqip, në një lloj mënyre do të thotë “Posedoj fitoren”, transmeton Klankosova.tv.

“Jam unik, jam i veçantë, jam si asnjë njeri tjetër këtu. Mendësia që kam dhe gjërat nëpër të cilat kam kaluar më bëjnë fitues”, ka thënë Edoni.

“Nëse humbas tash, do të jetë humbja e parë. Por, nuk po pretendoj me qenë”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm