Prezantuesi nga Shqipëria Ermal Mamaqi së bashku me dy miqtë e tij , të mërkurën kanë pësuar një aksident me makinë në Ferizaj.
I aksidentuari ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook ku tregon se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e nje rrethrrotullimi të pa ndriçuar dhe sinjalizuar në magjistralen Ferizaj – Shkup, njofton Klan Kosova.
Ai kritikoi autoritetet për mos rregullimin e kësaj gjendje.
Klan Kosova kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt , Agim Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës si dhe mos njohja e terrenit.
Ai tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rreth rrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar./Prive.al/