Sot shënohet dita ndërkombëtare e baballarëve, ditë kjo që iu dedikohet pikërisht babait.
E normalisht nëpër këso lloj festash urimet drejt tyre, asnjëherë nuk mungojnë.
Sot mediat sociale janë mbushur me imazhe ku secili person e ka uruar babin e tij, ku në mesin e tyre janë edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora, si dhe këngëtari Vedat Ademi.
‘Urime dita e baballarëve për babain tim të shtrenjtë‘- shkruan ky i fundit.
E nga ana tjetër këtë ditë ka vendosur ta urojë edhe Argjentina Ramosaj, mirëpo që urimin ia drejton bashkëshortit të saj, ku në një foto të postur shihet ai së bashku me të birin.
‘Urime dita e babait, babit më të dashur dhe më të kujdesshëm që unë e njoh.Të duam shumë’ – shkruan Argjentina./Prive.al/