Shqip para mijëra ballkanasve në Maqedoni: Këtë e bën Era Istrefi! (VIDEO)

By

Rreth orës 2 pas mesnate, Era Istrefi performoi përpara mijëra personave nga i gjithë Ballkani në Shkup të Maqedonisë.

Në koncertin e David Guetta, këngëtarja nga Prishtina në shqip, këndoi live hitin e saj ‘Bonbon’ duke ndezur atmosferën.

Era Istrefi u prit shumë mirë dhe me ovacione nga publiku i madh në Arenën Filipi i Dytë teksa e thjeshtë në veshje dhe me grim të kuruar nga grimerja Sellma, ajo ia doli edhe në këtë pjesë.

Vlen të theksohet se shqip përpos ‘Bonbon’ u dëgjua edhe me ‘King’ të Ledrit, kënga që u lëshua nga Dj Gramo F, zyrtari i ‘Nesër Team’.

Reperi nuk ka qenë i pranishëm teksa  mikesha e tij, trashëgimtarja e Top Channel është ajo që ka qëndruar përkrah Erës dhe menaxherit Faton Shoshi në prapaskenë.

Prive.al ju sjell videon e performancës në koncert.

Artikuj të ngjashëm