Filmi “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, theu rekord shikueshmërie në trojet shqiptare.
Që në ditën e parë, u shitën mijëra bileta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Interesimi për të parë komedinë e dy artistëve shumë të njohur, për herë të parë bashkë në një projekt filmik, ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe prandaj dyshimet për një të dytë është shtuar kohëve të fundit.
Prezantuesit/aktori Ermal Mamaqi ka lënë një pikëpyetje lidhur me një episod të dytë.
Derisa ishte i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, Ermali u pyet nëse filmi do të vazhdojë.
“2 Gisht Mjaltë 2”? – Pse jo. Kjo po kthehet në biznes dhe pse jo”.
Nëse nuk e dini, javë më parë, Ermali tha se filmi ka kushtuar më shumë se 200 mijë euro./Prive.al