Artisti përsëri me projekt të ri ?! (FOTO)

By

Ende pa mbushur u dy javë që kur Capital T publikoi projektin e tij më të ri ‘Koka Kola’ ai i është përveshur menjëherë punës për këngën e re.

E duket se ajo ka qenë e përfunduar pasi që ai mbrëmjen e kaluar u pa në xhirimet e videoklipit me një dukje interesante ku shihet tek mbante doreza të boksit.

Se a do të ketë lidhje projekti me boksin apo janë thjesht sekuenca që i’u përshtaten këngës kjo do të shihet ditëve në vazhdim.

Pamjet nga xhirimi i spotit i ka ndarë vetë artisti në rrjetet sociale teksa pritet që krijimi në fjalë të jetë një sukses i rradhës për të.

Kujtojmë se këto ditë reperi do të jetë mysafir në këngën e Elvana Gjatës “Lejla” të cilën e ka në bashkëpuim edhe me artistin tjetër të Authentic, 2po2. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm