Dje, Geti dhe Flori publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Dashni me raki” të paralajmëruar që në fillim të këtij viti.
Kënga nisi të pëlqehej menjëherë duke marrë shumë komente pozitive në youtube e klikime poashtu.
Sot, ky duet ka arritu milionëshin e parë në kanalin e lartëpërmendur.
Lajmit iu gëzua Majk, i cili postoi një foto në instastory me lajmin, duke thënë se këtë shifër dyshja e arritën pa opsionin ‘sponsored’ në Instagram i cili po përdorët jashtëzakonisht shumë nga artistët shqiptarë.
Majk nuk ndaloi më kaq, ai tha se edhe “Sjena mo” me Getin dhe “Ajo” poashtu me Getin, arritën miliona klikime pa ‘sponsored’, duke iu referuar artistëve shqiptar që sipas tij po e shfrytëzojnë shumë.
Më poshtë ua sjellim shënimet që reperi/këngëtari bëri në profilin e tij…/Prive.al