Mirupafshim Zayn Malik! Gigi Hadid konfirmon lidhjen e re me ‘beqarin’ më të kërkuar në botë

By

Pak javë pas ndarjes me këngëtarin e njohur Zayn Malik, Gigi Hadid dhe Tyler Cameron janë çifti më i ri i ‘Hollywood’ dhe për këtë arsye kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave të huaja.

Dhe po! Duket se Gigi Hadid ka një të dashur të ri dhe është ‘beqari’ më i kërkuar në botë

Gigi Hadid and Tyler Cameron

Së fundmi, ata janë fotografuar së bashku me një grup miqsh në një lokal ‘Starbucks’ në New York dhe raportohet se ata janë nisur në pushime së bashku.

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në të njëjtin lokal, Gigi dhe Tyler nuk kanë qenë vetëm dhe kjo për arsye që takimet e tyre të duken sa më shoqërore, megjithatë ai përfundon gjithmonë në apartamentin e supermodeles.

“E!News” shkruan se Gigi po e merr njohjen me Tyler me qetësi dhe duket se ai nuk është takuar ende me mamanë e saj, Yolanda-n dhe as nuk ka marrë pjesë në festa familjare. Gigi dhe Zayn i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare muaj më parë dhe tani Hadid po përpiqet të shijojë lidhjen e saj dhe të kënaqet sa më shumë.

 

Artikuj të ngjashëm