E bëjnë të gjitha femrat, edhe gruaja e Justin Bieber ka password-in e Instagramit të tij

By

Një lloj besimi dhe sigurie qëndron në të pasurit e password-ëve të rrjeteve sociale të partnerit tuaj. Cifte të ndryshme kanë pikëpamje të ndryshmë në ndarjen e gjërave personale, por pjesa dërrmuese preferojnë që t’i ndajnë me parntnerët e tyre.

Kështu aksidentalisht u bë publike fakti që edhe Hailey Baldwin e di password-in e Instagramit të burrit të saj Justin Bieber.

Kjo ndodhi kur ajo la një koment me llogarinë e Justin Bieberit në një post të menaxherit të tij, koment të cilin ajo kishte menduar se po e lë në emrin e saj.

Scooter Braun, menaxheri shumë vjeçar  i Justin Bieber publikoi një postim ku e uron Justin Bieber për suksesin e tij.

‘Justin Bieber tani është artisti i parë dhe artisti i vetëm në histori që ka të paktën shtatë këngë me mbi 900 milion transmetime në Spotify!’

‘Ai është gjithashtu i vetmi artist në histori që ka gjashtë këngë që tejkalojnë mbi 1 bilionë transmetime në Spotify – së shpejti do të jenë shtatë! Me që ra fjala, e gjithë kjo pa një album të ri në tre vjet. Urime, Justin Bieber! Krenar per ty! Gjëra të reja do të vinë! ‘

Ndërsa ishte kyqur në llogarinë e Justin në Instagram, Hailey iu përgjigj postimit në një koment tani të fshirë – më pas korrigjoi më vonë veten nga llogaria e saj.

‘Desha ta shkruaja atë koment me llogarinë time, mirëpo aksidentalisht e postova nga llogaria e Justin,’ tha ajo.

Artikuj të ngjashëm