Çiljeta ‘përplaset’ me forcat e rendit (FOTO)

By

Nëse mendoni që të qenurit i famshëm të dhuron disa benefite në tolerim nga ana e policisë rrugore për mos respektim të rregullave në trafik, atëherë jeni gabim.

Të paktën kështu mund të thuhet për këngëtaren seksi nga Shqipëria, Çiljeta që sot ka shkëmbyer debat me forcat e rendit të cilat me gjasë e kanë gjobitur atë për parkim të gabuar.

Nga çfarë shihet në foton e shkrepur, Çiljeta nuk e ka pranuar lehtë këtë vendim pasi me gjeste vërehet se po kundërshton gjobën.

Epo Çiljeta, më shumë kujdes herën tjetër! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm