VIDEO: Jasmin Kadriu zbulon momentin ku gjithçka përfundoi me Andi Artanin

By

Tashmë dihet se lidhjes asnjëherë të konsoliduar të Jasminës me Andin i ka ardhur fundi.

Dyshja ishin herë bashkë herë të ndarë gjatë kohës sa ishin në “Për’puthen”, por raportet u acaruan pasi ai u shfaq si protagonist në videoklipin e Diona Fonës.

Por, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa po i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi, ajo tha se komunikimi mes tyre kishte përfunduar gjatë festës së ditëlindjes së Fation Kuqarit.

Ajo më tej shtoi që nga momenti që i kanë bërë njëri tjetrit bllok në rrjete sociale, ata të dy më nuk kanë shkëmbyer asnjë bisedë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm