Rita Ora, fanse e Samantës ?!

By

Mbrëmë raportuam se Rita Ora përmes rrjetit social Snapchat ka lavdëruar grupin ‘Gjurmët’ dhe koncertin e tyre të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë.

Por duket se ‘Gjurmët’ nuk ishin të vetmit artistë shqiptarë të cilët i ndoqi ajo në televizion.

Kënga e Samanta Karavellos ‘Asnjo si un’ e transmetuar në një prej kanaleve muzikore ishte poashtu pjesë e postimeve të Ritës.

‘Kjo më pëlqen’ – ka shkruar ylli botëror. E natyrisht se ky moment përbën një krenari për këngëtaren nga Shqipëria të cilës ky postim ‘i ka ndrequr ditën’.

Samanta mes të tjerash ka falemnderuar Ritën duke e quajtur atë mbretëreshë. Ndryshe, shumë persona janë shprehur skeptikë se Ora ka bërë një postim të tillë sepse nuk gjendet më tek profili i saj, por Samanta është përgjigjur me video duke thënë se largimi pastaj është bërë për arsye publiciteti./Prive.al/

ritasamanta

Artikuj të ngjashëm