Disa javë më parë, Prive.al raportoi për mundësinë e një dueti mes shqiptares shumë të famshme në Greqi, Eleni Foureira dhe Butrintit.
Supozimet lindën nga kontaktet në rrjete sociale dhe shpërndarjes së projektit të fundit nga Butrinti prej Eleni, si shqiptari i parë dhe i vetëm.
E sot, raportimet e Prive.al të disa javëve më parë janë vulosur nga vetë Butrinti i cili ka zyrtarizuar supozimet.
Në një imazh përkrah Eleni Foureiras, ai ka shkruar ‘It’s coming’.
Kënga do titullohet ‘Delicious’ dhe pritet të jetë gati për pak ditë, marrë shkas nga fakti se në NIN të Klan Kosova, Butrinti kishte deklaruar se në maj vjen me një bashkëpunim.
Artikullin paraprak që shtjelloi mundësinë e një bashkimi forcash mes Butrint Imerit dhe Eleni Foureiras mund ta lexoni KËTU