Zyrtarisht: Orinda Huta e tregon cilin emision e mori në TV Klan

By

Dikur këtë emision e drejtonte moderatorja Nevina Shtylla, por tani e tutja programi televiziv “Jo vetëm Modë” në TV Klan, ka një tjetër emër të njohur.

Këngëtarja Orinda Huta, u dha përfundimisht vijë thashethemeve duke e treguar edhe zyrtarisht se ajo është figura e re e emisionit.

Huta që në fund të verës u transferua në Klan nga Vizion Plus, do e drejtojë këtë emision çdo të shtunë.

Artisten e njohur, do të mund ta shihni në ekran çdo pasdite të ditës së shtunë gjatë këtij sezoni, në ora 17:30, derisa nuk kemi dyshim që do jetë një drejtuese e zonja pasi që merr ‘erë’ edhe nga moda goxha mirë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm