Pas ndarjes nga Tea, në mesin e shumë lajmeve që qarkulluan, portale në Shqipëri i dhanë jehonë pretendimit se arsyeja mund të ketë qenë një llogari e Beartit në “Onlyfans”.
Për të gjithë ju që se dini, “Onlyfans” është një platformë ku individë apo çifte postojnë video dhe fotografi intime, nga më të ndryshmet, nga ato më të thjeshta deri tek seksi, gjithçka kundrejt një abonimi/pagese mujore.
View this post on Instagram
Për këtë gjë, Bearti nuk ka folur deri mbrëmë, kur u pyet nga fansat në një sesion pyetje-përgjigjesh në Instagram.
View this post on Instagram
I lodhur nga pyetjet e vazhdueshme mbi këtë gjë, ai më në fund e tha fjalën e tij, duke mohuar që ka pasur ndonjëherë llogari të tillë.
“Shumë shpejt do ta hapi një sepse më keni lodhur a ke, a është e vërtetë. Unë kështu foto topless qes falas në Instagram, të paktën të fitoj lekë, pse jo? Nëse do kisha do e bëja publike, si thoni ju, ka logjikë ët haapi dhe të mos i bëj reklamë vetes? Mendoni pak para se të lëshoni fjalë. Për ata që ende s’kanë kuptuar, jo nuk kam. Nëse ndonjëherë vendos ta hap, do t’iu tregoj të gjithëve” – është shprehur Bearti.
Kujtojmë se llogaria që u pretendua si e tij më nuk ekziston në këtë rrjet. /Prive.al