Pas suksesit të madh me projektin “DUA”, Enca, ka ndarë pak kohë për veten.
Këngëtarja aktualisht gjendet në Gjermani ku po i shijon disa ditë, madje sot Enca është shfaqur në plazh me bikini me ngjyrë lejla të cilat ia kanë vënë në pah format seksi.
“Vazhdoj të jem një fëmijë i lumtur”, ka shkruar artistja nën foton e publikuar në Instagramin e saj.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit ka mbledhur mbi shtatë milionë klikime në youtube për pak kohë, dhe u komentua shumë për skenat e nxehta me modelin i cili ishte pjesëmarrës në klip./Prive.al