Tarantino tregon se pse nuk fut skena seksuale në filmat e tij

By

Nuk e kursen gjakun dhe dhunën në filmat e tij, mirëpo nëse diçka mund të duket e munguar në filmat e regjisorit Quentin Tarantino, atëherë ato janë skenat e seksit.

Ndonëse nuk është shprehur kundër përfshirjes së skenave të seksit në film, autori i Pulp Fiction ka thënë që nuk e sheh seksin si pjesë të vizionit të tij për filma.

“Seksi nuk është pjesë e vizionit tim për kinemanë”, ka thënë Tarantino në një intervistë me gazetën katalunase Diari ARA.

“Dhe e vërteta është që, në jetën reale, është zor të xhirosh skena seksi, të gjithë janë shumë të tensionuar. Nëse veçse ka qenë pak problematike për ta xhiruar më parë, tani është edhe më zi. Nëse do të kishte qenë ndonjë skenë seksi që është thelbësore për tregimin, do ta përfshija, mirëpo deri tani nuk ka qenë e nevojshme”.

Artikuj të ngjashëm