E gjithë bota e mori vesh se Dakota Johnson, aktorja e famshme nga “Fifty Shades of Grey”, u ka bërë diçka dhëmbëve të saj.
Aktorja me famë botërore, nuk e ka më hapësirën në mes dhëmbëve që e bënte aq simpatike.
Johnson e ka pranuar në një intervistë për nikoqirin e emisionit The Tonight Show, Jimmy Fallon, se me dhëmbët e saj ka ndodhur diçka!
29 vjeçarja ka thënë në këtë emision gjatë të martës që lamë pas, se është mërzitur shumë që ky tipar i veçantë është zhdukur nga jeta e saj.
“Kam pasur një protezë të përhershme permanente në dhëmbë që kur isha 14-të vjeçare dhe ka qenë e ngjitur prapa dhëmbëve të mi”, ia ka shpjeguar ajo Fallon. “Kisha shumë dhimbje qafe së fundmi dhe kështu ortodontistja ime më sugjeroi që ta heq protezën dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë ajo.
Dhe kështu kur ajo hoqi protezat dhëmbët e saj u bashkuan, sepse sipas saj, proteza po i mbante dhëmbët statikë për një kohë të gjatë. /Prive.al