Ledri Vula ka shprehur dëshirën të bëhet baba dhe ja çfarë po i thonë shokët!

By

Pak ditë më parë ai u bë 33 vjec dhe përputhur me mendësinë shqiptare, ai do duhej të ishte martuar deri më tani! Dhe jo vetëm kaq, por edhe të ishte baba…

Por Ledri Vula ende mbetet zemërthyesi shqiptar, meqë është një çun shumë i pashëm…

Se a është në lidhje s’e thotë asnjëherë, megjithatë thashethemet qarkullojnë se ai po përjeton një romancë me një vajzë nga Shkodra.

Ndërsa duke mos e konfirmuar lidhjen e dashurisë, Ledri kohë më parë në Nd’rrimin e Natës, e pati shprehur dëshirën që të jetë baba…

“Dua edhe unë që të kem një fëmijë. I dua fëmijët e edhe me të shokëve të mi kaloj mirë. Kam shumë dëshirë të bëhem baba. Jam i gatshëm të krijoj familje. Kur po i shoh të gjithë rrethin tim me fëmijë, edhe unë po dua të jem në mesin e tyre.”, pati thënë Ledri.

LAJMI VAZHDON NEN LINK:

E përderisa të gjithë shokët e tij më të mirë, Ermal Fejzullahu, Lumi B e Gjiko janë bërë prindër, cfarë po i thonë ata?

“Po ia preferojmë edhe Ledrit. Ai po thotë edhe vet që dëshiron të bëhet baba. Të jesh babë është mirë dhe është e vetmja arsye pse jena, që të riprodhohemi dhe të mbijetojë specia”, ka deklaruar Gjiko në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamiti, në një intervistë të transmetuar këtë të hëne që lamë pas.

Artikuj të ngjashëm