“
Zgjoi” që shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe tani ka ardhur edhe në Kosovë.
Filmi i nominuar për “Oscar”, nga 28 tetori do të shfaqet në “Cineplexx” në Prishtinë e Prizren, dhe nga 29 tetori edhe në “Cinemarin” në Prizren.
Filmi debutues i metrazhit të gjatë i regjisores Blerta Basholli do të nisë rrugëtimin e tij në kinema me një shfaqje ekskluzive për media. Ato ftohen të bashkëbisedojnë me ekipin në lidhje me ardhjen e kësaj drame në vend dhe mesazhin që ekipi dëshiron ta përçojë të publiku vendas.
Të pranishëm do të jenë regjisorja e filmit Blerta Basholli, aktorja Yllka Gashi, Fahrije Hoti dhe producentët Yll Uka e Valon Bajgora.
Drama e jashtëzakonshme e bazuar në ngjarje të vërtetë, shfaqjen për media do ta ketë më 22 tetor nga ora 12:00.