Zëvendësim? Naser Rafuna zbulon fatin e ‘Pajtesës’ në ‘Çka ka shpija’

By

Aktorja Fiona Gllavica e njohur si ‘Pajtesa’ e serialit ‘Çka ka shpija’ është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

E ky detaj ka krijuar ‘shqetësim’ mes fansave të cilët presin largimin e saj nga seriali apo zëvendësimin pas ardhjes në jetë të bebes në mënyrë që fokusi të jetë i plotë vetëm tek mëmësia.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka përjashtuar kategorikisht producenti i serialit, aktori Naser Rafuna.

Ai ka deklaruar përmes rrjeteve sociale se edhe nëse ndërrohet i gjithë kasti i aktorëve, Fiona është e fundit sepse sipas vetë Rafunës, përbën ‘ajkën e serialit’.

Duket se aktorja bukuroshe do të gjejë mesin e artë mes familjes dhe karrierës për të bërë më të mirën e mundshme tek të dy sferat edhe pas përgjegjësive të reja si nënë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm