VIDEO: MC Kresha shijon drekën e ditëlindjes vetë i dyti

By

Tash e një kohë përflitet mbi jetën private të reperit MC Kresha.

Mediat raportuan se ai tashmë ishte fejuar, gjë e cila u demantua nga burimet e Prive.al të cilat nuk demantuan edhe faktin se Kresha po shijon një romancë serioze me një vajzë nga Prishtina.

E duket se në këtë aspekt nuk ka më dilema.

Ka qenë ditëlindja e 35-të e reperit ajo që është bërë shkas për të kuptuar se reperi i ‘PINT’ nuk është më vetëm.

Ai ka shijuar një drekë vetë i dyti në një prej restoranteve të Shqipërisë dhe ka qenë vetë restoranti që ka zbuluar, mbase pa qellim, pak nga vajza përmes një videoje të befasisë me rastin e ditëlindjes.

Video e plotë më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm