Zemra e Dua Lipës po eksplodon, surpriza nga i dashuri e bëri të çmendet!

By

Për një kohë të shkurtër lidhje, ajo është dashuruar marrëzisht.

Këngëtarja Dua Lipa, që nisi një romancë me rokerin Paul Klein, është dashuruar deri në vesh në të. Çifti nisën lidhjen gjatë kësaj vere, e gjërat shumë shpejtë u bënë publike.

Image result for DUA LIPA DHE PAUL KLEIN

Në rrejte sociale, i sheh shpesh në krahët e njëri tjetrit, në vende të ndryshme.

Ata duket sikur janë bërë për njëri tjetrin, ngase ngjajnë shumë edhe në stilin e veshjes, edhe në shijet muzikore.

Image result for DUA LIPA DHE PAUL KLEIN

Dhe meqenëse ata herë pas here janë larg njëri tjetrit, si tani që Dua ndodhet në Holandë për turne, Paul nuk e ka me përtesë ta befasojë të dashurën me lule.

E jo me lule dosido, por me trëndafila të kuq, që në historinë e njerëzimit, gjithmonë janë përdorur nga burrat për t’iu shprehur dashurinë grave.

“Oh zoti im. Paul Klein, ti je perfekt. Zemra ime do të eksplodojë. Të faleminderit”, ka shkruar Dua, në një postim në Instagram, ku e ndau me fansat e saj këtë gëzim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm