Tiparet domethënëse të vetat jo çdokush prej nesh i di, por nëpërmjet këtij artikulli mund të mësoni disa prej tyre.
Çdo të thotë të jesh fëmija i madh, i mesit apo i vogël dhe tiparët e tyre, lexojini më poshtë:
Fëmija i madh- Rendi i lindjes ka ndikim më të madh tek fëmija më i madh. Fillimisht, fëmija i madh është një fëmijë i vetëm dhe merr gjithë vëmendjen dhe dashurinë e prindërve të tij. Pastaj vjen një vëlla ose motër dhe pozicioni i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Kjo mund të çojë në një ndjenjë inferioriteti dhe mund të ndikojë në besimin e tyre; diçka me të cilën luftojnë kryesisht gjatë moshës madhore. Megjithatë, ka edhe anët pozitive. Fëmijëve më të mëdhenj iu besohet shumë përgjegjësi shumë herët, gjë që bën që ata të jenë udhëheqës të mirë më vonë në jetë.
Tipare të rëndësishme: perfeksionistë, ambiciozë, të përgjegjshëm, të kujdesshëm, të besueshëm, ndonjëherë të pasigurtë.
Fëmija i mesit- Fëmija i mesëm merr shumë vëmendje. Ai përpiqet të ‘rrëzojë’ motrën/ vëllain më të dhe kërkon të jetë më shumë konkurrues. Në një familje më të madhe, fëmija i mesëm mund të ndjehet i harruar dhe më pak i rëndësishëm sesa fëmijët më të mëdhenj ose më të vegjël. Ata do të përpiqen të gjejnë mënyra për t’u pranuar dhe do të jenë mjaft rebelë gjatë pubertetit. Në punë ata do të përshtaten shpejt dhe gjithmonë do të përpiqen të shmangin konfliktin.
Tipare të rëndësishme: shoqërorë, përshtaten lehtë, shmangin konfliktet, të pavarur.
Fëmijët e vegjël- Fëmija më i vogël është më “i pafuqishëm”. Kjo sepse vëllezërve dhe motrave të tyre më të mëdhenj u lejohet të bëjnë shumë më tepër, ndërsa më i vogli ende mbikëqyret fuqimisht nga prindërit. Kjo mund të çojë në zemërim dhe zhgënjim. Fëmija më i vogël zakonisht është më i llastuar se motrat/vëllezërit më të mëdhenj dhe kjo mund të shkaktojë probleme me pavarësinë më vonë në jetë. Me fëmijën më të vogël, prindërit janë marrë shumë më të qetë, për shkak të eksperiencave me fëmijët më të rritur.
Tipare domethënëse: simpatikë, të pakomplikuar, manipulues, egocentrikë, socialë/kidstime.