Zbulohet titulli interesant i këngës së re të Taynas

By

Javën e kaluar, rep-artistja Tayna, konfirmoi për Prive se së shpejti del një këngë e re nga ajo.

Mirëpo, ky projekt i saj do të jetë ndryshe nga tre të parët.

Artistja tregoi se kënga e re flet për dashurinë dhe është më e butë.

Tayna tashmë e zbuloi edhe titullin përmes llogarisë së saj në Instagram ku postoi një fotografi me një mashkull i cili sipas të gjitha gjasave është protagonist i klipit të saj për të cilin kanë filluar xhirimet ditë më herët.

‘Doruntina’, soon’, ka shkruar artistja nën imazh duke etiketuar edhe producentin Cricket me të cilin ka punuar edhe më parë.

Titulli i këngës është emri i saj, pasi që ajo quhet Doruntina.

Tayna nuk e ka bërë të ditur datën e lëshimit të projektit megjithatë një gjë e tillë është shumë afër./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BoJn0cPAw4b/?hl=en&taken-by=tayna

Artikuj të ngjashëm