Dilemat për raporte të prishura mes tyre: Noizy e Duda shuajnë çdo dyshim tashmë (FOTO)

By

Bashkë, Noizy nga Shqipëria e Duda nga Kosova kanë të konsoliduar një miqësi të fortë ndër vite duke bashkëpunuar edhe në shumë projekte muzikore.

Por, muajve të fundit, dyshja zunë vend në media për shoqërinë e tyre por në konutacionin e një krisjeje të saj.

Megjithatë, dilema për miqësinë mes dyshes tash e tutje nuk mund të ketë kjo pasi që ata muaj më parë u treguan mjaft të afërt në rrjete sociale duke uruar kështu njëri tjetrin në ditëlindjet respektive.

E për të shuar kështu çdo dilemë ata kanë bashkëpunuar edhe në një projekt muzikor i cili do të vijë shumë shpejt.

Titulli i projektit nga dyshja pritet të jetë ‘My Victory’ teksa xhirimet e klipit veçse kanë përfundaur tashmë.

Dyshja rikthehen në bashkëpunim me klip kështu pas 3 vitesh kohë në të cilën që të dy kanë pasur suksese mjaft të mëdha. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm