Është zbuluar shkaku i vdekjes së Jackson Odell.
Aktori dhe kompozitori, i cili ishte i njohur për punën e tij si Ari Caldwell në The Goldbergs, thuhet se vdiq nga një overdozë e kokainës dhe heroinës, njofton Los Angeles County Medical Examiner, nëpërmjet The Blast, transmeton Klan Kosova.
Raporti i mjekut thotë se Jackson kishte heroinë akute dhe kokainë, dhe shkaku i vdekjes ishte aksidental.
Jackson vdiq në qershor në Tarzana të Kalifornisë.