“Net të paharrueshme – shihemi vitin tjetër Prishtinë” – Dua Lipa publikon fotografitë elektrizuese nga Sunny Hill

By

Ndonëse ishte shumë diskutabile nëse Dua Lipa do të ngjitej në skenën e madhe të Sunny Hill për të performuar, përfundimisht ajo doli.

Këngëtarja me famë botërore, u ngjit në skenë me DJ e njohur Calvin Harris, që ishte njëri nga performuesit e këtij festivali, dhe këndoi këngën “One Kiss”.

Me këtë këngë që dyshja fituan çmimin BRIT Awards për këngën më të mirë britanike, ata e mbyllën festivalin e tri ditëve në Prishtinë.

“Natë e paharrueshme. Shihemi vitin tjetër Prishtinë”, ka shkruar Dua në Instagramin e saj me miliona ndjekës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm