Zbulohet se çfarë ka fshirë Melinda nga Youtube! (VIDEO)

By

Reperja Melinda Ademi ishte e ftuar në NIN, në intervistën e shumëpritur e të shumëkërkuar prej kohësh.

Ajo në bisedën me Alaudin Hamitin shpalosi gjerë e gjatë të gjitha mbi rrugëtimin në karrierë, personalen, momentet e vështira e planet që ka për të ardhmen.

Nuk mungoi as rubrika e shumëpritur “Haje ose thuaje” ku Melinda u vu përballë tre pyetjeve.

Ajo tregoi mes tjerash për herë të parë, se çfarë ka fshirë nga Youtube.

Artistja, prej më të kërkuarave të momentit, zbuloi se bëhet fjalë për një projekt muzikor në të cilin nuk është ndjerë vetja.

Kënga s’gjendet më në platformat e Melindës, por dikush e ka ruajtur dhe një version po qarkullon në ueb. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm