Çdo herë kur xhirohet një film i ri i James Bond, një artist i ri dhe në zë, rekrutohet për të kënduar këngën ekskluzive të filmit dhe duket se këngëtarja Dua Lipa do të jetë zëri i projektit të ardhshëm.
Gjatë një interviste me BBC, kitaristi i grupit Years & Years, Mikey Goldsworthy, mund ta ketë lënë t’i rrëshqasë nga goja ky lajm.
“Mendonim se do të na kërkonin neve për ta realizuar këngën e filmit, por mendoj se Dua Lipa është zëri i ardhshëm”, ka thënë ai.
“Ups, unë nuk supozohet ta them këtë??? Po ndjehem keq tani, me siguri shkatërrova gjithçka”, ka thënë ai.
Në filmat e kaluar, këngët e filmi janë kënduar nga Sam Smith, Adele, Jack White dhe Alicia Keys e të tjerë.
Filmi “Bond 25”, me rol kryesor aktorin Daniel Craig, do të ketë premierën në kinema me 8-të nëntor të vitit 2019-të. /Prive.al