Zbulohet lokacioni ku po xhirohet bashkëpunimi gjermano-shqiptar (FOTO)

By

Para pak ditësh ju kemi njoftuar se një tjetër bashkëpunim mes Noizyt dhe Azetit, po vjen.

Reperi që po kryeson në listat gjermane, kësaj rradhe zgjodhi Shqipërin për të xhiruar klipin, dhe tashmë është zbuluar edhe lokacioni konkret.

Azeti dhe labeli i tij KMN, janë në Sarandë atje edhe ku kanë nisur xhirimet, me ta është produenti Dj A Boom.

Në disa postime që Noizy i ka bërë në Instagram, grupi shihet duke punuar në pjesën që quhet Santa Quaranta – Sarandë.

Duket se suksesi i madh që korrën Noizy, Azet dhe Zuna me “Kriminel” – ka bërë që treshja të sjellin edhe një projekt të ri për të gjithë fansat e tyre./Prive.al

Artikuj të ngjashëm