Është zbuluar më në fund cili është reperi më i paguar për këtë vit, pasi gara ka qenë shumë e madhe…
FORBES publikoi listën e fitimeve të reperëve për këtë vit.
Shumë njerëz menduan se më i paguari është Drake, por lista dha një emër tjetër.
Në krye të saj qëndron Jay-Z i cili zbriti nga froni reperin e njohur Puff Diddy.
Jay-Z ka mbledhur hiç më pas se 76.5 milion dollarë falë albumit ‘4:44’ dhe nga turneu botëror OTR II së bashku me gruan e tij Beyonce.
Në vend të dytë qëndron P.Diddy me 64 milionë dollarë të fituara përmes investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike.
Vendi i tretë shkon për Kendrick Lamar me 58 milionë dollarë të ardhura për 2018 dhe në vend të katërt renditet Drake me 47 milionë dollarë.