Ka pak ditë që Morena Taraku është nisur për pushime.
Këngëtarja/modelja e njohur, sërish ka vendosur që mos të shkojë larg Turqisë, aty ku edhe jeton.
Ajo po pushon në njërin prej hoteleve luksoze të bregdetit turk por kush po e shoqëron?
Morena bëri me dije se ajo është bashkë me vëllanë e saj, gruan e tij dhe fëmijën e tyre, nipi i parë i këngëtares.
Përveç tyre, në mes është edhe babai i saj nga i cili shoqërohet pothuajse kudo.
Kujtojmë që kënga e fundit e Morenës është “Swag” që u pëlqye dhe u komentua goxha shumë nga publiku./Prive.al