Mos e humbisni fjalimin emocionues nga Rihanna (VIDEO)

By

Rihanna u vlerësua së fundmi për punën e sa filantropike nga NAACP Image Awards në Pasadena, Kaliforni.

Ajo u vlerësua për përpjekjet e vazhdueshmë në ndihmë të fondeve dhe organizatave të bamirësisë, si Raisin Malaëi, UNICEF apo fondacionin Clara Lionel.

Shën.red. NAACP Image Award është një ceremoni ndarjes çmimesh vjetori për përparimin e njerëzve me ngjyrë në fusha si kinematografia, televizioni, muzika dhe letërsia.

Deri tani, Rihanna raportohet se ka arritur të mbledhë miliona dollarë për të lehtësuar situatat pas katastrofave natyrore si edhe ka kontribuuar për politikat e edukimit. Për këto përpjekje, ajo u nderua në vitin 2017 nga Harvard si “Humanitarja e vitit”.

Shën.red. Fondacioni Harvard nga universiteti i Harvardit nderon çdo vit një individ, veprat e të cilit kanë shëbyer për përmirësimin e cilësisë së jetës së një komuniteti të caktuar.

“Sot s’jemi këtu për mua, sepse çështja është me e madhe se unë. Jam me fat që kam qenë në gjendje të themeloj fondacionin Clara Lionel në vitin 2012. Në ka një gjë që kam mësuar është se mund ta rregullojmë botën së bashku, nuk mund të veprojmë të ndarë. S’kam fjalë për ta përshkruar rëndësinë që të jemi bashkë. Nëse ti ke një problem, nuk është problemi im, por është problemi i një guaje, i një njeriu me ngjyrë, i një njeriu të varfër. Sa prej jush kanë miq dhe kolegë të sekseve të ndryshme, kombësisë, ngjyrës, besimit fetar? Ngrini duart. Epo, është edhe problemi i atyre gjithashtu.”

Artikuj të ngjashëm