Zbulohet: Këngëtarja e njohur kosovare martohet në mars (FOTO)

By

Përveç Bleros dhe Afronës, këtë vit do të kemi edhe një dasmë VIP.

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli do t’i japë fund beqarisë në muajin mars.

Këtë lajm, vajza e Shkurte Fejzës e zbuloi përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, me ç’rast një ndjekës e pyeti se kur do të martohej.

“Në mars, e more një përgjigje ekskluzive”, tha ajo.

Gresa ka kohë që është në lidhje me djalin që ia vodhi zemrën dhe ajo këtë vit ka vendosur të bëhet nusja e tij përgjithmonë…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm