Cilën këngë në bashkëpunim të albumit e veçon MC Kresha ?!

By

Mbrëmë në NIN të Klan Kosova për të folur rreth punës kolosale në albumin e tyre  ‘Rapsodët n’rap t’sotit’ që do publikohet me 8 Korrik ishin MC Kresha e Lyrical Son.

Reperët e labelit PINT treguan punën e madhe që është bërë në këtë projekt me 28 këngë.

Të pyetur se cilën nga kjo listë e gjatë e këngëve mund ta veçojnë, reperët kishin përgjigje të ndryshme.

Lyrical Son u shpreh se s’mundet t’i ndaj teksa Kresha e veçoi bashkëpunimin me Ledri Vulën ‘Hip hop’ si të preferuarin e tij.

Ai mes tjerash tregoi se në 40 vjetorin e grupit MAK, instrumentali është marrë nga ‘Vetëm ty’ e Haki Misinit dhe kjo i ka pëlqyer si përpunim edhe djalit të këngëtarit.

MC Kresha e përmendi edhe bashkëpunimin me Lumi B si tjetër këngë të preferuar të tij nga ‘Rapsodët n’rap t’sotit’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm