Javë më parë u bë publik lajmi i rikthimit të Eneda Tarifës në ekran.
‘Top Talent 2’ po e rikthen këngëtaren në ekranin e Top Channel pas eksperiencës për disa sezone rresht në ‘Portokalli’ dhe si pjesëtare e jurisë së ‘The Voice Kids’.
Ky program me fokus zbulimin e talentëve të rinjë në gazetari nisë në muajin Maj dhe do jetë në transmetim për 10 javë rresht.
Por, cilat janë risitë tjera të programit?
Prive.al ka arritur të mësojë se krahas prezantueses edhe juria do jetë në përbërje tërësisht të re.
Kelvi Kadilli i larguar nga moderimi dhe juria nuk do jetë i vetmi që mungon sepse listës do t’i shtohen edhe Marin Mema, Ed Manushi dhe normalisht edhe Beti Njuma, e zhvendosur tashmë në një tjetër televizion.
Vetëm Bieta Sulo duket se do ngelë nga përbërja e vjetër teksa mësohet se të angazhuar në juri do jenë edhe emra të tjerë të Topit si Eno Popi, Muhamed Veliu i rikthyer së fundmi dhe Salsano Rrapi. Jurisë do t’i shtohet edhe një tjetër vajzë e cila do të zbulohet me kohë. /Prive.al